Dy vajza janë raportuara të zhdukura nga baballarët e tyre në fshatin Treboviq dhe Qyshk të Pejës.
Policia ka njoftuar në raportin 24-orësh se rastet e ndara janë lajmëruar të premten në stacionet policore.
“Dy ankues kosovarë kanë informuar se vajzat e tyre kosovare janë larguar nga shtëpitë dhe nuk janë kthyer më”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Rasti po vazhdon të hetohet nga Policia.