Kronikë

Prishtinë, shtetasja e huaj raporton se i janë vjedhur kartelat e bankës dhe celulari

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka treguar se një shtetase e huaj, që dyshohet se ishte në gjendje të dehur, ka raportuar se kishte thirrur një taksi për të shkuar në banesë dhe me të arritur na banesë kishte vërejtur se i mungojnë dokumentet personale, kartelat e bankës dhe celulari iPhone 13.

Ajo e ka raportuar rastin në Polici. 

“Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë, ndërsa rastin e ka cilësuar vjedhje.