Kronikë

Gjendet i vdekur një burrë në banesën e tij në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete të enjten në banesën e tij në Prizren, ka bërë të ditur Policia e Kosovës të premten.

Sipas njoftimit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, derisa policia po e heton rastin si vdekje e dyshimtë.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Njësitë relevante policore dhe një ekipë e emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes me ç’rast mjeku përgjegjës ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.