Kronikë e zezë

Nxorën thëngjill në tri fshatra të ndryshme në Vushtrri, Policia në kërkim të dyshuarve

Foto: Ilustrim/KOHA
 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në tri fshatra të Vushtrrisë, Zhilivodë, Bivolak dhe Stroc, të dyshuar me eskavatorë kanë nxjerrë thëngjill. Por, në momentin kur janë hasur kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Në Zhilivbodë rreth orës 11:30 të mërkurën, janë hasur të dyshuar me dy eskavatorë duke nxjerrë thëngjill dhe me të arritur njësitet policore, ata kanë lënë eskavatorët dhe kanë ikur.