Kronikë e zezë

Polici kanoset përmes rrjeteve sociale pasi e shqiptoi një tiketë kundërvajtjeje

Foto: KOHA/Ilustrim
 

Një polic i Kosovës është kanosur përmes rrjeteve sociale të premten pasdite, ka bërë të ditur Policia e Kosovës të shtunën.

Sipas njoftimi, kanosja ka ndodhur pasi polici kishte shqiptuar një tiketë kundërvajtjeje në trafik, në fshatin Peqan të Suharekës.