Dy shkelje të rregullave të komunikacion janë evidentuar të enjten nga patrullimi me vetura me pajisje inteligjente për identifikimin dhe ndëshkimin e kundërvajtësve në trafik.
Sipas gjobave të publikuara nga Policia në faqen zyrtare në Facebook, të dy shkelësit e rregullave janë gjobitur me nga 300 euro, ndërsa rastet janë regjistruar në autostradën në Ferizaj dhe në Kaçanik.
Në rastin e parë, patrulla inteligjente ka arritur të identifikojë një vozitës që ka tejkaluar shpejtësinë duke vozitur 176 km/h në zonën ku lejohet vozitja deri në 120 km/h.
Ndërsa rasti i dytë ka të bëjë me identifikimin e vozitësit që ka tejkaluar shpejtësinë, duke vozitur 140 km/h në zonën 80 km/h.
Patrullimi me vetura dhe pajisje inteligjente ka filluar të praktikohet brenda Kosovës gjatë muajit të kaluar.