Dy persona dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një lokali të dielën pasdite në Leposaviq.
Policia ka njoftuar të hënën, se rastin e ka raportuar pronari i lokalit.
Sipas njoftimit, brenda lokalit ndodhej një zyrtar policor, i cili i është përgjigjur zjarrit me armë zyrtare.
Personat e dyshuar se janë larguar me një veturë në drejtim të panjohur, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore për trajtim të mëtutjeshëm të rastit.
“Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa rasti është nën hetime”, thuhet në njoftim.