Kronikë

Podujevë, vidhet rrymë nëpërmjet pajisjeve për prodhim të kriptovalutave

Dogana e Kosovës ka konfiskuar pajisje për prodhimin e kriptovalutave në Podujevë, thuhet në njoftimin e Doganës, të publikuar të dielën. Bastisja është kryer në një objekt banimi ku pajisjet pa dokumentacion ishin kontrabanduar.

Pos kësaj, është vërejtur edhe një lidhje e dyshimtë në rrjetin e rrymës elektrike, me ç'rast u konstatua se është shkaktuar vjedhje në vlerë prej 40 mijë eurove.

“Të gjitha pajisjet ishin në funksion për prodhim të kriptovalutave. Me këtë rast përpos mallit të kontrabanduar zyrtarët doganorë kanë vërejtur edhe një lidhje të dyshimtë në rrjetin e rrymës elektrike dhe kanë njoftuar edhe zyrtarët e KEDS-it, të cilët kanë dalë në vend të ngjarjes dhe kanë konstatuar se kemi të bëjmë me kyçje ilegale dhe vjedhje të rrymës elektrike. Sipas konstatimeve preliminare vjedhje e energjis elektrike është mbi 40.000 mijë euro”, thuhet nw njoftimin e Doganws.

Malli wshtw sekuestruar dhe rasti po trajtohet nw procedurën kundërvajtëse.