Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Begaj të Vushtrrisë, me dyshimin se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.
Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 23:20, ndërsa të dyshuarit i është konfiskuar një pistoletë e tipit ‘zoraki’ me një karikator. Janë gjetur edhe tri gëzhoja në vendin e ngjarjes.
Policia bëri të ditur se me vendim të prokurorit, pas intervisimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar si “armëmbajtje pa leje”.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është konfiskuar arma pistoletë ‘Zoraki’ me një karikator dhe tre gëzhoja. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin policor.