Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për lëndim të rëndë trupor.
R. U. (22-vjeçar) dhe Q. A. (24-vjeçar) kishin marrë lëndime të rënda ndërsa ishin në një restorant në Ferizaj në orët e para të së premtes. Ata ishin sulmuar nga dy persona tjerë, ndërsa u dërguan për tretman mjekësor.
Policia ka thënë se ka identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuarit të premten. Për sulmin janë arrestuar një 21-vjeçar dhe një 23-vjeçar.
“Policët hetues pas një pune intenzive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, kanë arritur të identifikojnë të dyshuarit dhe vendndodhjen e tyre dhe sonte rreth orës 20:30 kanë arrestuar dy të dyshuarit me inicialet F.H (M.K) i moshës 21 vjeçar dhe L.M (M/K) i moshës 23 vjeçar, të cilët më pas i ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pasi janë intervistuar nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të rastit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar " Lëndim i rëndë trupor’”, thuhet në njoftimi ne policisë.