Policia jep detaje për grafitet e shkruara në veri
Foto: REL
Policia e Kosovës në veri ka bërë të ditur se ka vërejtur se gjatë natës, në disa rrugë të pjesës veriore të Mitrovicës janë shënuar grafite nga persona të panjohur.
Në njoftimin e lëshuar të premten, policia thotë se në grafite shkruhej “Mos u brengosni këtu jemi – Brigada e Veriut” dhe “Mos u brengosni ju presim”.
“Është raportuar se njësitë policore Mitrovicë Veri kanë vërejtur se gjatë natës janë shkruar grafite nga person-a të panjohur. Në grafite shkruante: ‘Mos u brengoseni këtu jemi’-‘Brigada e Veriut’-‘Mos u brengosuni ju presim’. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.