Kronikë

Një grua raporton se është dhunuar në Gjakovë

Descriptive Text

Një grua në Gjakovë ka raportuar në stacionin policor se më 12 gusht është dhunuar.

Policia e ka kërkuar të dyshuarit, por nuk e ka gjetur.

Rasti po vazhdon të hetohet.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se me datën e lartëcekur është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar i cili është kërkuar nga policia por nuk është hasur. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.