Një i dyshuar është arrestuar të hënën pasi i armatosur kishte tentuar ta sulmonte një person.
Më 15 gusht pasdite në stacionin policor të Suharekës një grua kishte marrë informacion se një i dyshuar është nisur i armatosur në drejtim të ambulantes së fshatit në fshatin Studençan të Suharekës, për të sulmuar vëllain e saj, njoftoi PK-ja.
Polica ka reaguar menjëherë dhe e ka lokalizuar të dyshuarin.
Të dyshuarit i është gjetur pushkë gjysmë automatike dhe më pas i është bastisur edhe shtëpia.
“Gjatë bastisje së automjeti, në bagazh është gjet një pushkë gjysmë automatikë, ndërsa në gjepat e tij janë gjetur katër fishekë. Pasi që është informuar prokurori me urdhër të tij, të njëjtit i është bastisë edhe shtëpia”, njoftoi policia.
Në shtëpi i janë gjetur 13 fishkë dhe 8 krehër të fishekëve.
Provat e gjetura janë sekuestruar edhe i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.