Kronikë e zezë

Arrestohet një 34-vjeçar për shpërndarje të përmbajtjeve abuzive seksuale të fëmijëve

Foto: KOHA/Ilustrim
 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të hënën një të dyshuar për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi.

Sipas njoftimit të policisë të martën, i dyshuari 34-vjeçar, dyshohet se i ka shpërndarë në rrjete sociale disa fotografi dhe video me përmbajtje abuzive seksuale të fëmijëve.