Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të hënën një të dyshuar për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi.
Sipas njoftimit të policisë të martën, i dyshuari 34-vjeçar, dyshohet se i ka shpërndarë në rrjete sociale disa fotografi dhe video me përmbajtje abuzive seksuale të fëmijëve.
“I dyshuari është arrestuar nga Policia dhe pas intervistimit me aktvendim të Prokurorit është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë Policia u ka bërë thirrje prindërve që të kujdesen për fëmijët e tyre se çfarë materialesh posedojnë në telefonat dhe pajisjet e tjera kompjuterike.
Artikuj të ngjashëm
-
U arrestua për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi, lirohet pas intervistimit
-
Arrestohet një i dyshuar për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi
-
Arrestohet e pastaj lirohet i dyshuari për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi
-
Arrestohet i dyshuari në Fushë-Kosovë për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi
-
Arrestohet një i dyshuar për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi