Kronikë

Vdes pas një jave i lënduari në një aksident trafiku në Deçan

Descriptive Text

Ka vdekur një person, i cili po merrte trajtim mjekësor si pasojë e një aksidenti trafiku në Gllogjan të Deçanit.

Sipas njoftimit të policisë të martën, viktima ishte aksidentuar më 7 gusht derisa ka vdekur më 14 gusht, pas një jave trajtim në një spital jashtë Kosovës.

“Lidhur me rastin më 14.08.2022 nga familjarët jemi njoftuar se viktima mashkull kosovar, i cili ka qenë në trajtim mjekësor jashtë vendit, ka vdekur”, thuhet në njoftimin e policisë.