Kronikë e zezë

Identifikohen njolla gjaku në një veturë në Prishtinë, policia del në vendngjarje

 

Policia e Kosovës ka pranuar të shtunën informatën se në rrugën “Konstandin Kristoforidhi” në Prishtinë ndodhet një veturë në të cilën shihen njolla gjaku.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për KOHËN se policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka identifikuar ngasësin e veturës të cilin e ka shoqëruar në stacion për intervistim.