Një grua nga Prizreni ka raportuar të premten në polici se është sulmuar fizikisht nga kunati i saj.
Sipas ankesës, viktima është sulmuar pas një mosmarrëveshjeje për një pronë.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në lidhje me një pronë është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar kunati i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit të palëve, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë të shtunë.