Një burrë 68-vjeçar aksidentalisht ka qëlluar për vdekje nipin e tij, rreth 10-vjeç, të martën në mbrëmje në fshatin Samrisht të Shkodrës, ka konfirmuar Policia e Shtetit.
Sipas njoftimit, e shtëna aksidentale ka ndodhur teksa V.J. po pastronte çiften.
Nga e shtëna është plagosur edhe vetë 68-vjeçari. Është jashtë rrezikut për jetë.
Fillimisht u raportua se fëmija ka shkrepur armën vetë teksa po luante me të, por kjo s’është përmendur nga Policia në dyshimet fillestare.