Kronikë

Prishtinë, tentohet të rrëmbehet një grua

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua ka raportuar se një burrë kishte tentuar ta fuste me forcë në veturë.

Sipas raportit të Policisë, pasi kanë ardhur babai dhe vëllai i viktimës, i dyshuari me pistoletë i kishte kërcënuar ata.

Policia ka thënë se i dyshuari gjendet në arrati, ndërsa rasti është cilësuar si “rrëmbim në tentativë”.

“Rr. Çeta e Llapit, Prishtinë 08.08.2022 – 15:35. Viktima femër kosovare ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar, ka tentuar me forcë të futë në veturë. Pasi kanë ardhur babai dhe vëllai i viktimës, i dyshuari me pistoletë i kishte kërcënuar dhe më pas ishte larguar. I dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në raportin e Policisë.