Kronikë

Plani operativ “Motoçikleta”, shqiptohen 199 gjoba në Gjakovë

Policia ka shqiptuar 199 gjoba brenda një muaji në Gjakovë, derisa ka implementuar planin operativ “Motoçikleta”.

Ky plan operativ është zhvilluar me qëllim të vetëdijesimit të drejtuesve të motoçikletave dhe mopedëve në respektimin e rregullave të komunikacionit, ka njoftuar Policia të hënën.

“Përveç masave vetëdijesuese, vazhdohet të merren edhe masat ndëshkuese ndaj këtyre kundërvajtësve e që për muajin muajit korrik deri me datën 07 gusht 2022 janë shqiptuar 199 gjoba ndaj tyre. Po ashtu gjashtë motoçikleta janë dërguar me kërkesë policore në Doganë për procedura të mëtejmë për shkak se të njëjtat nuk kanë qenë të doganuara dhe regjistruar, andaj është bërë konfiskimi i tyre”, thuhet në njoftim.

Policia ka paralajmëruar se do të vazhdojë të marrë masa preventive dhe ndëshkuese ndaj shkelësve të ligjit në trafikun rrugor.