Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në QKUK, pasi në çantën e tij është gjetur një pistoletë dhe substanca narkotike.
Sipas njoftimit të policisë të hënën, i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në çantën e tij i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dy fishekë dhe 3.6 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.