Kronikë

Vdiq në QKUK i aksidentuari në Prizren një muaj më parë

Klinika Emergjente / QKUK

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka vdekur në QKUK një person që ishte aksidentuar në fshatin Zhur të Prizrenit, më 12 korrik të këtij viti.

Sipas njoftimit të policisë të hënën, i ndjeri është viktima e dytë e aksidentit.

“Lidhur me rastin, nga QKUK është raportuar se edhe vozitësi mashkull kosovar ka vdekur. Viktima e dytë e këtij aksidenti. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.