Kronikë

Një person vdes teksa po pinte kafe në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar të shtunën se një person ka vdekur teksa ishte duke qëndruar në një kafiteri në Prishtinë.

Sipas Policisë, viktimës iu kishte përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe më pas kishte humbur jetën.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i ndihmës së shpejtë urgjente ka konstatuar se viktima ishte pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.