Policia e Kosovës ka njoftuar për katër të arrestuar për kultivim dhe trafikim me narkotikë në dy raste të ndara.
Në mëngjesin e sotëm në Gjilan gjatë një bastisje në objektet e dy të dyshuarve L.K. (23) dehe M.K. (47) janë gjetur 121 gramë substancë narkotike marihuanë, nëntë bimë kanabis-sativa, një armë gjahu me 159 fishekë.
Dy të dyshuarve i është shqiptar masa e ndalimit prej 48 orëve.
Ndërkohë në një shtëpi në fshatin Paldenicë në Han të Elezit janë gjetur 26 bimë të kanabis-staivas dhe janë sekuestruar pajisje që janë përdorur në laboratorin e kultivimiot të drogës.
Policia ka arrestuar A.B. (2003) dhe A.B. (1996). Janë dërguar në mbajtje për 48 orë.