Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim dy pronarëve të “Prishtina Jet”, dyshohet se mashtruan me bileta

 

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve dy pronarëve të kompanisë “Prishtina Jet”, M. K. Dhe A.B. nën dyshimin se e kanë kryer veprën penale “mashtrim”.

Të dy akuzohen se kanë mashtruar bashkatdhetarët duke iu shitur bileta fiktive. Në komunikatë thuhet edhe se M. K. Dyshohet se ka kryer edhe veprën penale “evazion fiskal”.