Kronikë

Nëntë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit në Kosovë

Policia ka raportuar për nëntë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas raportit 24-orësh, rastet janë shënuar në: Drenas, Lipjan, Gjilan Viti, Prizren, Suharekë, Gjakovë, Skenderaj dhe Mitrovicë.

Në shumicën e rasteve të raportuar, viktima të dhunës janë gratë.

Ndërkohë, në njërin prej rasteve raportohet se një burrë ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.