Kronikë

FSK-ja tërheq tri granata dhe 2,000 fishekë nga një vend në Prizren

Granata dore

Foto: Ilustrim

Në Prizren janë gjetur disa mjete shpërthyese të mërkurën.

Personi që i ka hasur duke punuar, e ka lajmëruar menjëherë policinë.

Njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë tërhequr tre granata dore dhe 2000 fishekë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar, ka hasur në disa mjete të dyshuara shpërthyese. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë përkatëse të FSK-së të cilët kanë aktivizuar një granatë dore dhe kanë tërhequr nga vendi i ngjarjes tre (3) granata dore dhe rreth dy mijë (2000) fishekë të kalibrave të ndryshëm”, njoftohet në raportin 24-orësh të PK-së.