Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kërkohet ndërhyrja e helikopterit për tre turistë çekë të bllokuar në Theth

Tre turistë çekë janë bllokuar të dielën në veri të Shqipërisë, përkatësisht në zonën mes Thethit dhe Valbonës.

Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur lëvizjen e tyre, andaj është kërkuar ndihmë, raportoi “TCH”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat e policisë dhe ekipi mjekësor, ndërkohë që është kërkuar ndërhyrja nga ajri me helikopter.

“Rreth orës 10:07, në kufirin mes Thethit dhe Valbonës, tre turistë çekë duke eksploruar zonën, për shkak të terrenit të thepisur, janë bllokuar. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë të Komisariatit Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor, janë nisur në drejtim të zonës ku dyshohet se janë bllokuar turistët. Për shkak të terrenit të vështirë dhe të largësisë së turistëve nga zona që mund të përshkohet me automjet, është kërkuar ndërhyrja e helikopterit, me qëllim ofrimin e ndihmës turistëve”, thuhet në njoftimin e policisë në Shqipëri.