Kronikë

Zhduket një e mitur në Ferizaj

Një vajzë e mitur është zhdukur në Ferizaj, njoftoi Policia e Kosovës të dielën.

Në njoftimin policor, e mitura, sipas babait të saj, ka dalë nga shtëpi ditë më parë, por ende nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti u iniciua të shtunën (9 korrik) si “person i zhdukur”.

Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti vazhdon të hetohet.