Kronikë e zezë

22 vjet burgim pesë personave për vrasjen e para dy vjetëve në Ferizaj

 

Me 22 vjet e shtatë muaj burgim janë dënuar katër persona për vrasjen e para dy vjetëve në Ferizaj. Në mbrëmjen e 4 shtatorit, 24-vjeçari Bajram Qeli, pas një përleshjeje kishte marrë lëndime nga thika. Viktima pati vdekur në Emergjencë. Për rastin akuzoheshin pesë persona.

Të enjten, Gjykata Themelore në Ferizaj e dënoi me 17 vjet burgim të akuzuarin kryesor, Leonit Muhaxheri.