Kronikë

Rekomandohet suspendimi i dy policëve, dyshohen për dëmtim provat nga aksioni për drogë në Zveçan

Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e dy zyrtarëve policorë (një togeri dhe një zyrtari policor) për shkak të dyshimeve se kanë dëmtuar kamerat e sigurisë në afërsinë e vendit të ngjarjes ku qe zhvilluar një operacion anti-drogë i Policisë dhe Doganës në fshatin Izvor të Zveçanit.

Ata dyshohen për tri vepra penale: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare” dhe “Dhënia e ndihmës kryeseve pas kryerjes penale”.

Njoftimi i së mërkurës i IPK-së për rekomandimin e suspendimit për dy zyrtarë, ishte vazhdimësi e hetimit të rastit ku IPK-ja pati arrestuar një zyrtar policor më 24 maj.

Rasti i policëve ndërlidhet me aksionin për zbulimin e një laboratori të drogës në veri.