Kronikë

Dy gra në Prishtinë sulmohen seksualisht

Dy gra në Prishtinë kanë raportuar se janë ngacmuar seksualisht.

Në rastin e parë një grua ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga një person i panjohur.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.

Ndërkaq në rastin e dytë, një tjetër grua ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga taksisti.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.