Kronikë

Aksident mes autobusit e dy veturave në Podujevë, katër të lënduar

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur të hënën në Peran të Podujevës.

Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci, ka njoftuar se në këtë aksident të përfshirë janë dy vetura dhe një autobus.

“Rreth orës 17:45, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor në Peran të Podujevës. Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një autobus. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtëve u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor”, ka thënë ai.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe sipas Borovcit, po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve të aksidentit.