Kronikë e zezë

Suspendohen tre policë në Ferizaj për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Foto ilustrim
 

Tre zyrtarë policorë janë suspenduar të hënën me rekomandim të Inspektoratit Policor, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Të suspenduarit janë një kapiten, një rreshter dhe një zyrtar policor, të gjithë punonjës në Njësinë Rajonale të trafikut rrugor në Ferizaj.