Kronikë

Vdes një 49-vjeçar në një vetaksident në Gjakovë

Një 49-vjeçar ka vdekur sot pas një aksidenti i cili ka ndodhur në fshatin Babaj Bokës në Gjakovë.

Në një përgjigje nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe ambulanca ka dalë në vendngjarje ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Bazuar në hetimet e para dyshohet se viktima, duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës me automjetin e tij është vetaksidentuar.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti procedohet si "Vetaskident trafiku me fatalitet".