Një 49-vjeçar ka vdekur sot pas një aksidenti i cili ka ndodhur në fshatin Babaj Bokës në Gjakovë.
Në një përgjigje nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe ambulanca ka dalë në vendngjarje ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBazuar në hetimet e para dyshohet se viktima, duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës me automjetin e tij është vetaksidentuar.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti procedohet si "Vetaskident trafiku me fatalitet".