10 raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Sipas njoftimit nga Policia në raportin e përditshëm, në Prishtinë një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë psikike. Ndërkaq pas intervistimit të palëve rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe në Lipjan një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Edhe ky rast ka shkuar në procedurë të rregullt.
Ndërkaq në Fushë-Kosovë është arrestuar i dyshuari pasi derisa ishte në veturë me bashkëshorten e tij e ka sulmuar fizikisht atë. I njëjti është arrestuar.
Në Gjilan janë raportuar dy raste të dhunës. Në njërin rast një burrë është arrestuar pasi ka kërcënuar bashkëshorten e tij, kurse në rastin tjetër një i dyshuar ka rrahur babanë dhe nënën e tij. Sipas viktimave i dyshuari këtë gjë e përsëritë në vazhdimësi. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Në Shtërpcë është arrestuar i dyshuari i cili pas një fjalosje me familjarët e tij ka demoluar shtëpinë duke thyer shishe. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Në Malishevë është raportuar se një grua është rrahur nga bashkëshorti i saj i cili tashmë është dërguar në mbajtje. Ndërkaq në Mitrovicë një i dyshuar ka shkaktuar dhunë në familje dhe është arrestuar. Po në të njëjtin qytet një djalë ka rrahur motrën e tij dhe është dërguar në mbajtje.