Një shtetas i Arabisë Saudite, nga pakujdesia ka goditur me veturë tri këmbësore të premten në Prizren, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit, viktimat pas tretmanit mjekësor janë liruar.
“I dyshuari mashkull shtetas i Arabisë Saudite derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin, duke goditur tri viktimat femra kosovare-këmbësore, të cilave u ka shkaktuar lëndime. Viktimat pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal në Prizren, janë liruar. Rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.