Kronikë

Arrestohet tre të dyshuar për ngacmimin e dy të miturave

Tre të dyshuar janë arrestuar të enjten për ngacmim në Gjakovë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, dyshohet se ata kanë ngacmuar dy të mitura.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit kanë ngacmuar dy viktimat e mitura femra kosovare”, thuhet në raportin e PK-së.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.