Një person është arrestuar të premten për dëmtim të pronës, në rrugën B në Prishtinë.
Ai ka këputur kabllot e rrymës dhe ia ka ndaluar ujin në lokal personit me të cilin kishte mosmarrëveshje, sipas njoftimit të Policisë së Kosovës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte këputur kabllot e rrymës si dhe kishte ndalur ujin në lokalin pronë e ankuesit mashkull kosovar. Sipas ankuesit ai dhe i dyshuari kishin pas mosmarrëveshje është me herët”, thuhet në raportin e PK-së.
Me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.