Ka vdekur në QKUK një person që ishte aksidentuar më 29 qershor në Graçanicë.
Sipas njoftimit të Policisë të premten, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
“Me 30.06.2022, viktima mashkull kosovar i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra në aksident trafiku ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.