Kronikë

Autoambulanca përplaset me veturën në Gjakovë, gjashtë të lënduar

Një autoambulancë është përplasur me një veturë të enjten në Gjakovë, nga ku kanë pësuar lëndime gjashtë persona.

Policia për rajonin e Gjakovës ka thënë se aksidenti ndodhi në lagjen “Dardania”.

Janë shkaktuar edhe dëme materiale.

“Sot me datën 30.06.2022 rreth orës 12:05, është pranuar informacion për një aksident trafiku në lagjen ‘Dardania’ në Gjakovë në mes të një autoambulance dhe një veture. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, 6 persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë”, njoftoi PK-së.

Rasti është duke vazhduar me hetime.