Një person nga Lipjani e ka marrë një veturë nga një shtetas malazez dhe nuk e ka kthyer më, ka njoftuar policia e Kosovës të martën.
Sipas njoftimit, policia ka shkuar të shtëpia e të dyshuarit dhe e ka sekuestruar veturën.
“Viktima, shtetas malazez, ka raportuar se i dyshuari kosovar ka marrë një veturë nga ai dhe nuk e ka kthyer më. Njësitë policore kanë shkuar te shtëpia e të dyshuarit dhe e kanë gjetur e sekuestruar veturën. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë të martën.