Kronikë

Ndalohet një veturë në Prizren, brenda saj gjenden shtatë migrantë ilegalë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar në mëngjesin e të dielës një veturë me targa shqiptare në Prizren dhe brenda saj janë gjetur shtatë migrantë që janë future ilegalisht në Kosovë.

Policia ka njoftuar se informata është pranuar nga qytetarët.

“Një person i dyshuar, shtetas Kosovar, është ndaluar dhe për këtë rast është njoftuar edhe Policia Kufitare në Vërmicë”, ka njoftuar Policia e Kosovës. “Lidhur me këtë janë njoftuar të gjitha njësitet e nevojshme policore, është kontaktuar Prokurori kujdestar dhe është marrë rekomandimi që rasti të adresohet në kompetencë të Njësitit të Migrimit për trajtim të mëtejmë të rastit sipas ligjeve në fuqi”.