Tre të lënduar si pasojë e aksidentit në aksin rrugor Shtime-Duhlë

Tre të lënduar si pasojë e aksidentit në aksin rrugor Shtime-Duhlë
Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit të trafikut në rrugën “Shtime-Duhlë”, ka bërë të ditur për KOHËN, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:00 në aksin rrugor Shtime-Duhlë. Në aksident janë përfshirë dy automjete me targa vendore. Ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona të cilët janë transferuar për trajtim në QKUK”, ka thënë Gashi.
Ai ka shtuar se Policia është në vendin e ngjarjes duke e bërë hetimin se si ka ardhur deri te aksidenti.

Aksident i rëndë trafiku në Qafë të Duhlës
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Qafë të Duhlës.
KOHA ka siguruar foto nga vendi i ngjarjes, ku shihen dy vetura të dëmtuara në masë të madhe, derisa jo zyrtarisht ka mësuar se aksidenti është pa fatalitet.
KOHA ka kontaktuar policinë për ta konfirmuar rastin dhe është në pritje të një përgjigjeje.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Jepen detaje se si u plagos Corleone, 22-vjeçarja mbetet në paraburgim për 30 ditë

Shtetasi i Shqipërisë tenton të udhëtojë nga Aeroporti i Prishtinës me vulë refuzuese të Kroacisë

Ndalohet një person në kufirin Maqedoni-Kosovë, kaloi ilegalisht me biçikletë

Gruaja në Viti kërcënohet me jetë nga ish-bashkëshorti

Arrestohet njё person pёr mashtrim me bileta të 18 personave

Qytetari në Prishtinë sulmohet me grushte derisa po ecte rrugës

Arrestohet ish-shefi i policisë së Dhërmiut, ishte i dënuar me 12 vjet burgim për trafikim të drogës

Qytetarët e Skenderajt gjejnë para dhe ia dorëzojnë policisë

Policia lajmërohet dy herë për gjuajtje me armë zjarri në një aheng familjar në Prizren

Një grua plagoset nga plumbi qorr në Prizren

Rihapet rasti për të akuzuarën për vrasjen e motrës në Fushë-Kosovë
