Kronikë e zezë

Dy të rinj me origjinë nga Kosova arrestohen, planifikuan sulm terrorist në Itali

 

Dy të rinj me origjinë nga Kosova, një burrë dhe një grua, janë  ndaluar nga policia italiane, pasi dyshohet se janë trajnuar për të kryer një sulm me mjete shpërthyese në Itali, në emër të organizatës terroriste të Shtetit Islamik.  

Sipas mediave italiane, çifti është arrestuar më 15 qershor dhe po hetohen nga prokuroria e Trentos për terrorizëm. Më 18 qershor, gjyqtari hetues i Gjykatës së Trentos urdhëroi arrest shtëpie ndaj gruas, kurse ndaj burrit u vendos detyrim edhe mbajtja e byzylykut elektronik, raportoi të premten Corriere della Sera.