Kronikë

Rrokulliset me traktor një person, dërgohet në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda

Descriptive Text

Një person ka pësuar lëndime të rënda pasi u rrokullis me traktor në fshatin Brainë të Podujevës.

Ai është dërguar në QKUK për trajtim për shkak të lëndimeve.

“Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që i njëjti dyshohet se ishte rrokullisur me traktor. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pasi i kanë ofruar tretman mjekësor, të njëjtin për shkak të lëndimeve të rënda e kanë dërguar në QKUK për tretman të mëtejshëm mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.