Kronikë

Arrestohet ferizajasi për kanosje të ish-bashkëshortes

Një person është arrestuar në Ferizaj mbrëmjen e së enjtes për kanosje.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i riu, 29-vjeçar, ka kanosur ish-bashkëshorten e tij.

Policia kishte marrë informacion se rreth orës 22:30 në rrugën “Ahmet Kaçiku” po ndodhte kanosja.

“Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet A.B (M/K) i moshës 29 vjeçar, i cili pas një grindje, kishte kanosur ish bashkëshorten e tij me inicialet R.B ( F/K) e moshës 25 vjeçare”, thuhet në njoftim.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.