Kronikë e zezë

Kërkohet paraburgimi i një personi që mashtroi qindra qytetarë për viza pune jashtë vendit

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar paraburgimin e një personi për mashtrimin e qindra personave me dokumente.

Hetimet kishin nisur lidhur me rastin e mashtrimit të qindra qytetarëve, në të cilin kanë përfunduar të arrestuar më parë katër persona, më 23 qershor 2022 është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personi me inicialet V.C., për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.